Patozi: Presidenti është pjesë e pazarit Rama-Meta, politika shqiptare ka prekur fundin

Shqipëria

Patozi: Presidenti është pjesë e pazarit Rama-Meta, politika shqiptare ka prekur fundin

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 21:43
Astrit Patozi

Sonte, në çeljen e sezonit të ri të emisionit “Open”, tematika qëndrore është ajo e fatit të presidentit të Republikës, Ilir Metës dhe dilemës nëse do të ketë apo jo një shkarkim të tij nga detyra.

Në bashkëbisedim e sipër, kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi deklaroi se presidenti është pjesë e një pazari të bërë më herët mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Sipas tij, duke marrë presidencën, Meta i ka siguruar Ramës pjesëmarrjen e LSI-së në zgjedhjet e 2017-s, në qoftë se nuk do të ishte PD-ja në zgjedhje. Më vonë, nisur nga ç’deklaroi Patozi, marrëveshja Rama-Basha e thelloi krizën.

“Politika shqiptare ka prekur fundin”, tha ai.

Po kështu, i pyetur mbi seancën dëgjimore të Metës në Komisionin Hetimor, Patozi tha politikanët kryesorë nuk i bëjnë dëm vendit kur janë më sensitive.

“Kjo është një lojë e ndyrë që luajnë aktorët politikanë, një luftë gjelash”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat