“Venecia” në Tiranë, 9 takime në një ditë. Axhenda e plotë - Bota Sot
“Venecia” në Tiranë, 9 takime në një ditë. Axhenda e plotë

Shqipëria

“Venecia” në Tiranë, 9 takime në një ditë. Axhenda e plotë

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 12:17
Anëtarët e Komisionit të Venecias

Katër anëtarët e Komisionit të Venecias në ditën e parë të vizitës së tyre faktmbledhëse në axhendë kanë plot nëntë takime.

Në edicionin e lajmeve të orës 12:00, gazetari Top Channel, Muhamed Veliu raportoi axhendën e detajuar të takimeve.

Pas takimeve me ish-deputetët Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha, ata janë takuar me opozitën e re parlamentare, kreun e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruci.

Takimet vijojnë në ora 12:10 me presidentin Ilir Meta, 14:30 ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, në 15:30 me kryeminsitrin Edi Rama, 16:40 me anëtarët e KQZ, 17:50 me antëren e vetme të mbetur të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, që është edhe takimi i fundit për ditën e sotme.

Ndërkohë nesër, në ditën e dytë të vizitës, do të takohen me Komisionin e Posaçëm Hetimor Parlamentar që po heton presidentin Meta si dhe me shoqërinë civile.

Pritet që Komisioni Venecias të hartojë dhe të publikoje opinionin gjatë muajt tetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...