Kadastra kërkon 74 punonjës të rinj, Lame-politikanëve: Mos ndërhyni, duam profesionistë, jo miq - Bota Sot
Kadastra kërkon 74 punonjës të rinj, Lame-politikanëve: Mos ndërhyni, duam profesionistë, jo miq

Shqipëria

Kadastra kërkon 74 punonjës të rinj, Lame-politikanëve: Mos ndërhyni, duam profesionistë, jo miq

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 11:47
Artan Lame

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, njoftoi sot se janë hapur 74 vende të reja pune për profesionistë, në rang vendi.

Në një deklaratë për mediat, ndërsa njoftoi edhe se ka përfunduar faza e riorganizimit të Kadastrës, Lame bëri edhe një apel të fortë, duke iu drejtuar të afërmve, deputetëve e ministrave, që të mos ndërhynë për punësime.

“Sfidat e Kadastrës janë dy, gjendja katastrofike e hartografisë, ka një deformim profesional disavjeçar. Deklaroj se reforma për rritjen e profesionalizimi do të vijojë. Do hapim garën për thithjen e profesionistëve të fushës. Sot hapim garën për punësimin e 74 personave, jo punonjës me kontratë, por punonjës në strukturë.

13 vende të lira në Tiranë, në Vlorë 9 vende dhe vendet e tjera në qytetet e tjera të vendit. Përfshirë gruan, kushërinjtë, prindërit, politikanëve të majtë e të djathtë, ju lutem mos më ndërhyni për punësime. Ne duam profesionistë, jo miq. Të zgjidhim nyjën e pronës, që është nyja më e rëndësishme dhe kjo zgjidhet vetëm me profesionalizëm”, tha Lame.

Ai ka lajmëruar hapien e garës për punësimin e 74 specialistëve në strukturën e AKSH me profesione: Inxhinier ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë; Gjeodezi; Topografi./b.l/noa.al/

Nr. ASHK vende vakante:

DREJTORIA BERAT

1

2

ZYRA DEVOLL

2

3

DREJTORIA ELBASAN

2

4

DREJTORIA FIER

5

5

DREJTORIA GJIROKASTËR

6

6

ZYRA HIMARË

2

7

DREJTORIA KAVAJË

2

8

DREJTORIA KRUJË

7

9

ZYRA KOLONJË

1

10

DREJTORIA KUKËS

3

11

DREJTORIA LEZHË

6

12

DREJTORIA LUSHNJE

1

13

ZYRA MALËSI E MADHE

1

14

DREJTORIA POGRADEC

6

15

DREJTORIA SARANDË

2

16

DREJTORIA SHKODËR

3

17

DREJTORIA TEPELENË

2

18

DREJTORITE TIRANË

13

19

DREJTORIA VLORË

9

Gjithsej: 74.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...