Zjarr i madh në Petovë të Fierit, digjen 500 rrënjë ullinj: Banorët: Duam dëmshpërblim - Bota Sot
Zjarr i madh në Petovë të Fierit, digjen 500 rrënjë ullinj: Banorët: Duam dëmshpërblim

Shqipëria

Zjarr i madh në Petovë të Fierit, digjen 500 rrënjë ullinj: Banorët: Duam dëmshpërblim

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 14:43
Fier

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e fshatit Petovë në rrethin e Fierit.

Si pasoje e flakëve janë djegur mbi 500 rrënjë ullinj 5-6 vjecar.

Sipas banorëve zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Përhapja e zjarrit favorizohet edhe nga era. Për fikjen e zjarrit kanë ardhur dy zjarrfikëse një e Fierit dhe një e Patosit.

Dëmi ekonomik si pasojë e zjarrit është i konsiderueshëm. Banorët kërkojnë gjetjen e fajtorit dhe ndëshkimin e tij pasi është e vetmja mundësi për të ardhurat e familjeve të tyre. Ne vendngjarje ndodhen edhe forca të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...