Cakaj: Shkarkuam disa konsuj nderi të dyshimtë të Shqipërisë në botë - Bota Sot
Cakaj: Shkarkuam disa konsuj nderi të dyshimtë të Shqipërisë në botë

Shqipëria

Cakaj: Shkarkuam disa konsuj nderi të dyshimtë të Shqipërisë në botë

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 14:38
Gent Cakaj

Në një seancë dëgjimore në Komisionin për Integrimin Evropian, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj foli për Top Channel rreth heqjes së targave diplomatike për konsujt e nderit.

“Konsujt e Nderit nuk përdorin më targa diplomatike, i kanë dorëzuar”, u shpreh ministri duke shtuar se “kemi shkarkuar disa konsuj nderi të dyshimtë të Shqipërisë në botë.”

Ministri i Jashtëm në detyrë nuk dha detaje lidhur me emrat e konsujve të shkarkuar nga detyra.

Po kështu, Cakaj tha se po rishikohet ligji për pasaportat diplomatike, për të mos krijuar probleme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...