Një “KOP 2.0”, program kombëtar dhe të tjera propozime! Aleatët e Bashës tregojnë planet e opozitës për zgjidhjen e krizës - Bota Sot
Një “KOP 2.0”, program kombëtar dhe të tjera propozime! Aleatët e Bashës tregojnë planet e opozitës për zgjidhjen e krizës

Shqipëria

Një “KOP 2.0”, program kombëtar dhe të tjera propozime! Aleatët e Bashës tregojnë planet e opozitës për zgjidhjen e krizës

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 17:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aleatët e Lulzim Bashës zbulojnë detaje nga plani opozitar për sezonin e ri politik, ku rikthimi i figurave e personaliteteve që sot nuk janë më pjesë aktive e së djathtës shihet si një mundësi ridimensionimi në kampin blu.

Pas një takimi informal të zhvilluar mbrëmjen e së hënës jashtë Tiranës me Lulzim Bashën, kryerepublikani Fatmir Mediu dhe kreu i LZHK-së Dashamir Shehi pohojnë se hapja e opozitës pritet të sjellë të njëjtin rezultat sikundër e njëjta formulë e ndjekur nga ish-Kryeminstri Berisha me KOOPIN në vitin 2005.

Fatmir Mediu: KOPI  2005 ishte mekanizëm i jashtëzakonshëm me figura të shquara, është eksperiencë që vlen, ka rrugë dhe mënyra për ta çuar në një nivel me ndryshe. Afrimin e figurave të shuara të opozitës brenda dhe jashtë dhe të gjithë personalitete që kanë qenë në Parlament apo pushtet lokal.

Dashamir Shehi: Shkojmë përtej KOPIT përfshirë kontribuesit në harkun opozitar e levave të reja.

Për daljen e vendit nga kriza është rënë dakort që opozita të ketë gati platformën e saj kombëtare, që nis nga ndryshimet kushtetuese deri tek ato për reformën zgjedhore. Në këtë pikë të vegjlit të cilët kërkojnë ndryshim sistemi dhe lista të hapura thonë se kanë marrë mbështetjen e Lulzim Bashës.

Fatmir Mediu: Reforma zgjedhore ka dakordësinë me PD. Brenda një kohe të caktuar të gjitha partitë të sjellin propozimin e tyre.

Opozita nuk ka një datë për rinisjen e protestave por aleatët e Bashës pohojnë se gjithçka do të varet nga vendimi  i Tetorit për negociatat.

Dashamir Shehi: Të nesërmen e asaj dite na lind e drejta t’i themi shqiptarëve se si është ky Rama.

Aleatët e Bashës shprehen njëzëri kundër një koalicioni bashkëqeverisës PS-PD, duke e cilësuar atë vdekjeprurëse për opozitën dhe demokracinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...