Shqipëria në drejtim dy nismave rajonale, Xhaçka kërkon Kosovën - Bota Sot
Shqipëria në drejtim dy nismave rajonale, Xhaçka kërkon Kosovën

Shqipëria

Shqipëria në drejtim dy nismave rajonale, Xhaçka kërkon Kosovën

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 09:22
Xhaçka kërkon Kosovën

Shqipëria ka marrë kryesimin e dy prej nismave rajonale, Ministerialin e Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM) dhe SHBA-Karta e Adriatikut, A-5. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka theksuar në Në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak të SEDM, se Tirana mbështet zgjerimin e këtyre nismave me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, duke nënkuptuar Kosovën.

“Shqipëria, përmes Ministrisë së Mbrojtjes merr kryesimim e dy prej nismave më të rëndësishme rajonale, siç janë Ministeriali i Mbrojtjes i Evropës Juglindore (SEDM) dhe SHBA-Karta e Adriatikut, A-5. Në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak të SEDM theksova atë që ne besojmë fort: nisma të tilla duhet të mbështesin politikën e “dyerve të hapura” dhe zgjerimin me të tjera vende të Ballkanit Perëndimor, duke forcuar kështu sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, shprehet Xhaçka.

Kosova ka kërkuar më herët anëtarësimin në këto dy nisma, por pengohet nga Serbia dhe shtete të tjera anëtare të cilat nuk e njohin pavarësinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...