Kush janë hajdutët “high- tec” që vidhnin makinat e parkuara në Tiranë

Shqipëria

Kush janë hajdutët “high- tec” që vidhnin makinat e parkuara në Tiranë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Tiranë pas një operacioni të policisë për zbulimin e një sërë vjedhjesh të makinave.

Policia ka mundur të ndalojë 32-vjeçarin me iniciale A.A i cili rezulton banues në Vlorë, i dënuar më parë për akuzën ‘Vjedhje e kryer në bashkëpunim’.

Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij 32 vjeçari me iniciale K.K, gjithashtu i dënuar më parë për vjedhje.

Sipas njoftimit të policisë këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në parkimet e automjeteve në zonën e liqenit të Farkës. Ata pasi thyenin xhamat e automjeteve dhe bllokonin me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit, merrnin nga mjetet sendet që ndodheshin brenda tyre.

Dyshohet se këta persona janë përgjegjës të 6 vjedhjeve të ndodhura më parë në këtë zonë.  Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar nga policia mjeti që posedohej nga shtetasi A. A., një pult dhe një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.

Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pritet që personat e dyshuar të gjykohen për  veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë / Operacion policor i koduar “Liqeni”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.1, në kuadër të parandalimit të vjedhjeve të ndodhura në automjete, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe kapjen e arrestimin e autorëve.

Zbardhen gjashtë raste vjedhjesh të ndodhura më parë në zonën e liqenit të Farkës.

Në pranga një shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohet mjet, pult dhe një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.

Komisariati i Policisë Nr.1, në kuadër të parandalimit të vjedhjeve të ndodhura në automjete, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe kapjen e arrestimin e autorëve, finalizoi operacionin policor të koduar “Liqeni” gjatë të cilit u bë arrestimi i shtetasit:

– A. A., 32 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim).

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

– K. K., 32 vjeç (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në parkimet e automjeteve në zonën e liqenit të Farkës, ku pasi thyenin xhamat e automjeteve dhe bllokonin me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit, merrnin nga mjetet sendet që ndodheshin brenda tyre.

Nga veprimet procedurale të kryera, si dhe bazuar në këqyrjen e pamjeve filmike të cilat u janë sekuestruar subjekteve pranë vendeve të vjedhjeve, dyshohet se këta dy shtetas janë autorë të 6 vjedhjeve të kryera më parë në automjete në zonën e liqenit të Farkës, konkretisht:

– Më datë 17.09.2019 i kanë vjedhur portofolin shtetasit P. Ll.;
– Më datë 17.09.2019, shtetasit E. R., në parkimin e një lokali në zonën liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga mjeti portofolin dhe një palë syze;
– Më datë 15.08.2019, shtetasit K. M., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës portofolin;
– Më datë 16.08.2019, shtetasit Z. P., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës një çantë;
– Më datë 30.08.2019, shtetasit D. S., në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti dy çanta dore;
– Më datë 09.07.2019, shtetasit S. T., në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti sendet personale.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: mjeti që posedohej nga shtetasi A. A., një pult dhe një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat