Presidenti Ilir Meta ka përcjellë nga Strasburgu lajmin se Kongresi i Autoriteteve Vendose do të vijë në Shqipëri përmes një misioni në lidhje me zgjidhjen e krizës politike në vend.
Përmes një postimi në rrjetin social, Meta shkruan pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit këtë mesazh:
“Takim konstruktiv në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer. Shkëmbyem mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë në kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri pas 30 qershorit, në përmbushjen e standardeve demokratike që vendet anëtare të këtij institucioni, sikundër është vendi ynë, janë të obliguar të respektojnë dhe për ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e Kongresit në këto drejtime. U dakordësuam për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt. Demokracia në radhë të parë është vendore”, thuhet ne njoftimin e Metës.
Kujtojmë se Kongresi i Autoriteteve Vendore anuloi misionin e vëzhgimit në Shqipëri për 30 qershorin.