Deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në RTV Ora, në emisionin “Arena” ka paralajmëruar se ai do të hartojë një listë të re për deputetë.
Pjesë nga biseda:
Shima: Të gjithë njerëzit që kanë dalë nga partitë e mëdha, nuk kanë fituar asnjë votë.
Murrizi: Nard Ndoka ka ardhur si Nard në kuvend jo si PD.
Shima: Ke plotë nga PD, që kanë ikur dhe janë kthyer. Se kur vendi pa siglën e PD ose PS nuk merrni vota.
Murrizi: E ke gabim. Unë mendoj se fajet i ka sistemi. Duhet një sistem me lista të hapura. Të mos jetë më pronar i karriges në parlament, as Luli, as Mona.
Shima: Por, kryetari mund të mos kandidojë, ty.
Murrizi: Nuk e pyes fare kryetarin, si bëri Dritan Prifti, që tha mandati im është i artë.
Shima: Nuk të fut në listë.
Murrizi: Do të bëjmë listë në vete, së shpejti do të kemi listë të re.
Shima: Bëj parti.
Murrizi: Jo me këtë sistem.