Çfarë do ndodhë me Tahirin pas vendimit të sotëm, flet Vishaj - Bota Sot
Çfarë do ndodhë me Tahirin pas vendimit të sotëm, flet Vishaj

Shqipëria

Çfarë do ndodhë me Tahirin pas vendimit të sotëm, flet Vishaj

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 17:28
Saimir Vishaj

Avokati i njohur Saimir Vishaj në një lidhje të drejtpërdrejtë për “News 24” foli në lidhje me procesin gjyqësor të Saimir Tahirit.

Vishaj deklaroi se vendimi i Shkallës së Parë për Tahirin duhet pritur i qetë, për shkak se nuk ka asnjë efekt juridik.

Ai shtoi se Saimir Tahiri aktualisht është i pandehur, pra i dyshuar dhe nuk është provuar fajësia e tij.

“Si avokat, nuk mund të paragjykoj një vendim,. Duhet të presim vendimin e gjykatës. Çdo lloj vendimi që do të dalë sot, nuk është i formës së prerë, nuk mund të prodhojë asnjë pasojë juridike.

Nëse vendimi ankimohet për 15 ditë ose 45 ditë sipas ligjit të ri, do jetë i lirë. Le ta presim të qetë këtë vendim të Shkallës së Parë.

Zoti Tahiri aktualisht dyshohet, askush nuk mund ti thotë fajtor, pavarësisht vendimit të gjykatës”, tha Vishaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...