Vasili "ndjen keqardhje" për kryeministrin Rama: Më vjen keq për vetminë e tij - Bota Sot
Vasili "ndjen keqardhje" për kryeministrin Rama: Më vjen keq për vetminë e tij

Shqipëria

Vasili "ndjen keqardhje" për kryeministrin Rama: Më vjen keq për vetminë e tij

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 21:48
Laert Vasili

Aktori Laert Vasili i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora tha se “ndjen keqardhje” për kryeministrin Edi Rama, për vetminë që  e shoqëron në postin që ka.

Laert Vasili: Mua më vjen shumë keq për Ramën. Është vetmi e madhe aty lart. Askush përballë që të mund të konfrontohet. Unë mendoj që duhet të jetë titulli a duhet të pranojmë superfuqinë e Lulit. Është Luli që ja ka bërë këtë dhburatë. Është opozita duke u larguar që ja ka bërë këtë dhuratë. Është opozita që po vendos të ulet në tryezën e bisedimeve.

Veleshnja: E the ti Laert këtë? Kjo meriton një super big up vlla.

Vasili: Po dalin të gjithë parashikimet. Në momentin që Luli do, do të ulet opozita në tryezën e bisedimeve, kur Luli do, do dalin qytetarët me molotov. Kur Luli nuk do, nuk do bëhet asgjë. Deri kur do të durojmë superfuqinë  e Lulit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...