LSI: Rama peng i Tahirit, bëri gjithçka për ta mbrojtur - Bota Sot
LSI: Rama peng i Tahirit, bëri gjithçka për ta mbrojtur

Shqipëria

LSI: Rama peng i Tahirit, bëri gjithçka për ta mbrojtur

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 08:47
Saimir Tahiri

LSI ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një deklaratë për mediat, Lëvizja Socialiste për Integrim tha se vendimi tregoi që drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe se kryeministri Rama është peng i Tahirit si edhe strukturave kriminale.

LSI akuzoi kryeministrin se bëri gjithçka për të mbrojtur ish-ministrin duke përdorur çdo mekanizëm.

Gjithashtu shtoi se e vetmja mënyrë për çlirimin e vendit nga krimi i organizuar është largimi i Ramës.

Tahiri i shpëtoi burgut mbrëmjen e së enjtes (19 shtator). Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e dënoi me 5 vite burg, dënim i cili do të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Deklarata e plote:

Për LSI, vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda tregon qartë se drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe Edi Rama është peng i Saimir Tahirit dhe strukturave kriminale.

Edi Rama ka bërë gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe ka përdorur çdo mekanizëm të tijin sepse Edi Rama është peng i dosjeve korruptive dhe i familjarëve të tij.

Projekti i kanabizimit të vendit, trafiku ndërkombëtar i drogës  është projekt politik i Edi Ramës sepse Edi Rama është “Shefi i madh” i cili projektoi dhe urdhëroi këtë projekt shkatërrues për vendin që nxiu historinë e Shqipërisë në mediat botërore.

Me Edi Ramën është provuar që nuk ka drejtësi, krimi i organizuar ndjehet i fortë, i sigurtë dhe i pëkrahur.

Ka vetëm një rrugë: Të çlirohet vendi nga Edi Rama dhe kapja e institucioneve nga krimi i organizuar për të instaluar shtetin e së drejtës për të kthyer tek çdo qytetar dinjitetin dhe shpresën se ky vend do të bëhet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...