Shtatë persona të plagosur deri më tani nga tërmeti - Bota Sot
Shtatë persona të plagosur deri më tani nga tërmeti

Shqipëria

Shtatë persona të plagosur deri më tani nga tërmeti

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar për lëkundjet e forta të tërmetit që kanë tronditur sot vendin.

Duke iu referuar Institutit të Energjisë Ujit dhe Mjedisit, MM deklaron se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter.

Epiqendra ka qenë 30 km në veri të Durrësit. Në bregdet afër kepit të Rodonit. Sipas MM ky është tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit.

Nga shembja e një shtëpie pranë autostradës Tiranë Durrës janë plagosur dy persona.

Në Pezë helmës janë lënduar tre persona në një familje por edhe në Tiranë dy të moshuar pësuan lëndime në pallatet e HAWAI pranë qendrës Kristal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...