Teatri Kombëtar nuk pësoi dëme nga tërmeti i fuqishëm - Bota Sot
Teatri Kombëtar nuk pësoi dëme nga tërmeti i fuqishëm

Shqipëria

Teatri Kombëtar nuk pësoi dëme nga tërmeti i fuqishëm

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 19:23
Teatri Kombëtar

Teatri Kombëtar nuk ka pësuar dëme nga tërmeti i fuqishëm i pasdites së sotme me intensitet 7 ballë.

Nga teatri ku si çdo ditë mblidhen shumë njerëz në ruajtje të tij, vijnë pamje direkte pas tërmetit.

Pranë teatrit ata shprehen se godina i rezistoi lëkundjes së fuqishme sizmike.

Ndërkohë godina të tjera si Shkolla e Magjistraturës, Fakulteti Inxhinieri Minera kanë pësuar dëme serioze.

Një ndër pretendimet e qeverisë dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ka qenë se teatri duhet prishur pasi rrezikohet rënia e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...