A vijojnë fluturimet nga Tirana pas tërmetit!

Shqipëria

A vijojnë fluturimet nga Tirana pas tërmetit!

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton pasagjerët pas tërmeteve të fuqishme që tronditën vendin ditën e sotme, se të gjitha fluturimet vijojnë normalisht dhe pa ndërprerje, ndërsa në strukturën e aeroportit nuk raportohet për dëme.

“TIA ju bën me dije të gjithë pasagjerëve dhe familjarëve se operimet vijojnë normalisht. Tërmeti nuk ka shkaktuar fatmirësisht asnjë dëm dhe pasagjerët lëvizin të qetë. Në rast kerkese për çdo asistencë apo informacion ju lutem kontaktoni +35542381800. Ju falenderojmë për bashkëpunimin.

Njëkohësisht, u jemi pranë të dëmtuarve dhe shërim të shpejtë u urojmë me gjithë zemër”, njofton TIA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat