Tërmet edhe gjatë mbledhjes së Qeverisë shqiptare, ja pamjet shqetësuese - Bota Sot
Tërmet edhe gjatë mbledhjes së Qeverisë shqiptare, ja pamjet shqetësuese

Shqipëria

Tërmet edhe gjatë mbledhjes së Qeverisë shqiptare, ja pamjet shqetësuese

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 08:30
Pamje nga mbledhja

Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti është ndjerë në kryeqytet, me magnitudë 4.9 ballë. Epiqendra  e tërmetit ka qenë 2 kilometra nga qyteti i Durrësit dhe 31 kilometra nga Tirana.

Në momentin që u ndje tërmeti, qeveria shqiptare po zhvillonte një mbledhje emergjente, teksa ministrat po raportonin për problematikat e krijuara.

Ka qenë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, që e ka njoftuar tërmetin, duke thënë se i dridhej edhe zëri.

“Godina po lëkundet” – tha ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa po raportonte mbi masat policore ndaj pasojave të tërmetit të drekës.

Mediat vendase raportuan se edhe ndërtesa e kryeministrisë ka marrë plasaritje të dukshme në një nga muret e jashtme prej tërmetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...