Braçe premton: Kush kërkon të ndërtojë banesën e ndërtuar nga tërmeti do marrë falas projektin dhe lejen - Bota Sot
Braçe premton: Kush kërkon të ndërtojë banesën e ndërtuar nga tërmeti do marrë falas projektin dhe lejen

Shqipëria

Braçe premton: Kush kërkon të ndërtojë banesën e ndërtuar nga tërmeti do marrë falas projektin dhe lejen

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 19:53
Erion Braçe

Zv.kreministri Erion Braçe ka premtuar se duke nisur nga dita e mërkurë, qeveria do të miratojë një ligj ose një VKM e cila do të mund të ndihmojë qytetarët që kërkojnë të rindërtojnë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

Braçe u shpreh se kushdo që kërkon të ndërtojë banesën e tij të shembur apo të dëmtuar lejen e ndërtimit dhe projektin për të do ta kenë falas.

“I kam shkruar kryeministrit, ose me ligj ose me VKM, të mërkurën me mbledhjen e qeverisë kush është dëmtuar nga tërmeti dhe do të ndërtojë shtëpinë vetë lejen e ndërtimit e ka gratis bashkë me projektin pa paguar asgjë. Duhet bërë projekt, themele dhe mur tamam” tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...