Artan Shkreli shpjegon arsyet përse tërmeti u ndje më fort në Tiranë!

Shqipëria

Artan Shkreli shpjegon arsyet përse tërmeti u ndje më fort në Tiranë!

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 18:32
Artan Shkreli

Zv ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli shpjegoi në studion e Top Talk se pse tërmeti i së shtunës u ndje më shumë në Tiranë megjithëse epiqendra ishte në Durrës.

“Ky ka qenë një nga tërmetet më të forta në Tiranë, po bëjmë gati gjysmë shekulli që nuk kemi parë një tërmet të tillë. Tërmeti u ndje më shumë në Tiranë sepse rihteri ishte më i rëndë në Durrës, kurse shkalla merkale ishte më e madhe në Tiranë, pra ndjeshmëria, shkalla merkale është ndjeshmëria.

Rihteri është fuqia e tërmetit, ky tërmet ishte 10 km nën sipërfaqen e tokës , kështu që fuqia sa do e madhe të jetë amortizohet. Dhe për shkak të terrenit vala e goditjes që erdhi në Tiranë ishte më e madhe se pika e goditjes”, shpjegoi Shkreli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat