Reforma, sinjale afrimi/ PD kërkon ftesë të sinqertë për t’u ulur në tryezë

Shqipëria

Reforma, sinjale afrimi/ PD kërkon ftesë të sinqertë për t’u ulur në tryezë

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 15:12
Ivi Kaso

Nga Nju York-u, Edi Rama i dërgoi mesazh Lulzim Bashës se nuk pranon asnjë strukturë të huaj ekstra parlamentare për zgjedhoren.

Reagimi i parë i Kryeministrit është përkthyer më shumë si deklarim emocional, nga Ivi Kaso, i cili në rolin e teknicientit bëri publike propozimin në tryezën shumëpalëshe.

Në një linjë me Kryeministrin, Damian Gjiknuri bën të qartë se reforma do jetë vetëm parlamentare duke propozuar një zgjidhje për formulën e demokratëve.

Në mungese të opozitës jashtëparlamentare, puna për reformën do ndahet në dy pjesë.

Nëse ftesat do të jenë të sinqerta demokratët mund të ulen sërish në formate te ngjashme, të cilat nga ana e socialistëve nuk do të mungojnë.

Tryeza me bashkë iniciator OSBE, ishte një hap i parë i uljes së palëve për hartimin e një reform gjithë përfshirëse edhe sherret nuk munguan .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat