Iljazaj: BE shans të fundit Shqipërisë. Kriteret e Brukselit individuale, qeveria të ketë kujdes

Shqipëria

Iljazaj: BE shans të fundit Shqipërisë. Kriteret e Brukselit individuale, qeveria të ketë kujdes

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 17:30
Ervis Iljazaj

Gazetari Ervis Iljazaj u shpreh se Bashkimi Evropian i ka dhënë një shans të fundit Shqipërisë dhe për këtë qeveria duhet të ketë kujdes.

Deklaratën Iljazaj e bëri i ftuar në emisionin “Tempora”.

Ervis Iljazaj: BE dhe Gjermania është gjendur në dilemë më Ballkanin Perëndimor, sidomos me Shqipërinë në dilemën e pamundësisë për të integruar dhe pamundësisë që ka Ballkani Perëndimor në kuptimin gjeopolitik për BE. Duke parë këto kushte, gjë që mund të thuhet të ndërtosh shtetin nga e para unë dal në konkluzionin që është një vendim gjeopolitik dhe si i tillë është shansi i fundit që i jepet Shqipërisë. 

BE ka një strategji gjeopolitike me Ballkanin, por në fund të fundit kriteret e Kopenhagenit për tu anëtarësuar në BE janë individuale, nuk janë kolektive. BE mund të vazhdojë edhe disa kohë që t'i trajtojë bashkë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, apo vende të tjera, por do të vijë momenti nëse nuk do bëjmë atë që duhet do thonë shikoni se kriteret e Kopenhagenit janë individuale, nuk kemi pse të penalizojmë më vende të tjera nëse një vend tjetër nuk e meriton.

Unë kam përshtypjen se është i njëjti kusht , për ndërtimin e organeve të reja të reformës në drejtësi, madje dhe zgjidhja politike që thonë kushtet, pra që kërkohet zgjidhja e krizës politike  dhe zgjidhja politike e dhënë nga parlamenti gjerman kam përshtypjen që do të jepet nga organet e reja të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat