Vetëm gjatë fundjavës/ 94 lejedrejtimi të pezulluara, 22 drejtues të arrestuar dhe 4 671 masa administrative

Shqipëria

Vetëm gjatë fundjavës/ 94 lejedrejtimi të pezulluara, 22 drejtues të arrestuar dhe 4 671 masa administrative

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 13:49
Policia shqiptare

22 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të arrestuar, 94 leje drejtimi të pezulluara dhe 4 671 masa administrative të vendosura- ky është bilanci i fundjavës në të gjithë vendin.

Mësohet se 208 denoncime kanë ardhur nga qytetarët për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, çka solli angazhimin e 951 punonjësve të Policisë Rrugore dhe gjatë kontrolleve duke përdorur aparatin drager u evidentuan dhe u arrestuan 14 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 persona për drejtim mjeti apo motomjeti pa lejedrejtimi.

Po kështu janë pezulluar 94 lejedrejtimi, nga këto: 34 për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit, 31 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 29 për shkelje të ndryshme.

Gjatë fundjavës u evidentuan dhe ndëshkuan me masë administrative 197 drejtues mjetesh që qarkullonin pa vendosur rripin e sigurimit, 131 pa vendosur kaskën mbrojtëse.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 658 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 770 drejtues për parakalime dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Gjithashtu, janë vendosur 1 468 masa për parkime të gabuara, 47 për mungesë siguracioni, 87 për xhama të zi dhe 1 105 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat