Batuta në Kuvend, Rama për Gjuzin: Je mbret pa mbretëri, po mbret je

Shqipëria

Batuta në Kuvend, Rama për Gjuzin: Je mbret pa mbretëri, po mbret je

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 12:45
Edi Rama dhe Kujtim Gjuzi

Gjatë fjalës së tij në Parlament, mbi çështjen e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, kryeministri Rama u përfshi në një varg replikash me deputetin Kujtim Gjuzi.

“Zotëria këtu ka hallin e monarkisë. Ti je mbret, je mbret pa mbretëri po mbret je”, tha Rama.

Më tej, teksa Gjuzi reagoi ndaj cilësimeve të kryeminstrit, ky i fundit shtoi:

“Lartmadhëri, dallimi mes teje dhe meje është se ti ke jetuar që në Luftën e Parë Botërore. Ti vjen nga Lufta e Parë, flet me kompetencë. Një mbreti i lejohet të shkelë rregulloren”, përfundoi kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat