Shtyhet me dy muaj Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës

Shqipëria

Shtyhet me dy muaj Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 15:23
Kuvendi i Shqiperise

Shtyhet me dy muaj Komisioni Hetimor i ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e Presidentit Meta.

Zgjatja e afatit u miratua sot me 103 vota pro në Kuvendin e Shqipërisë.

Komisioni Hetimor në mbledhjen e 18 shtatorit vendosi zgjatjen me dy muaj të punimeve.

Mandati i komisionit mbaronte në 8 tetor, por puna nuk mund të mbyllet, pasi deputetët presin opinionin e Komisionit të Venecias.

Ky opinion miratohet në 12 tetor, çka e bën të domosdoshme zgjatjen e afateve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat