Holanda e dyzuar për Shqipërinë, frikë nga një mocion i partive ekstremiste

Shqipëria

Holanda e dyzuar për Shqipërinë, frikë nga një mocion i partive ekstremiste

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 05:48
Foto ilustrim

Ka përfunduar mbledhja e komisionit për çështjet europiane në parlamentin e Holandës. Anëtarët e këtij komisioni kanë dëgjuar qëndrimin e qeverisë përmes ministrit për Punët e Jashtme, Stef Blok.

Ministri ka mbajtur një qëndrim te njohur deri më tani, se është e parakohshme çelja negociatave me Shqipërinë

Kjo seancë nuk ka prodhuar kundërshti të forta nga anëtarët e komisionit.

Megjithatë duhen pritur orët në vijim nëse ndonjë parti politike do të dorëzojë një mocion kundra çeljes së negociatave me Shqipërinë për ta votuar në parlament.

Nëse kjo ndodh atëherë skepticizmi i Holandës i shprehur me termin “çelja e negociatave me Shqipërinë e parakohshme” do të vuloset nga parlamenti.

Në komisionin për Europën u tha se nuk do të ketë një veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat