Vrasja në Kavajë, viktima kishte dalë nga burgu

Shqipëria

Vrasja në Kavajë, viktima kishte dalë nga burgu

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 09:57
Ilustrim

Publikohen fotot e personit që mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, pas konfliktit të armatosur me një person tjetër. Personi në fotot e mëposhtme është Bledar Toçi, punonjës i burgut në Durrës.

Toçi u konfliktua me shtetasin Dritan Haxholli, i cili mbeti i vdekur si pasojë e plumbave. Top Channel mëson se Haxholli ka qenë më parë i burgosur.

Mësohet se viktima Dritan Haxholli ka hyrë në banesën e shtetases M.Q.,  brenda së cilës ndodhej edhe Bledar Toçi. Haxholli raportohet se ka patur një lidhje me gruan, por kur ka mbërritur në banesë është konfliktuar me Toçin.

Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të Toçit, duke e plagosur atë. Toçi me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit Haxholli, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Mësohet se gruaja është e martuar, por burri i saj ndodhet në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat