Ngjela: Kurti-Osmani, pas 100 vitesh krijojnë modele antikorrupsion. Atyre u është dhënë shanci historik

Shqipëria

Ngjela: Kurti-Osmani, pas 100 vitesh krijojnë modele antikorrupsion. Atyre u është dhënë shanci historik

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 23:01
Spartak Ngjela

Avokati, Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora ttha se dyshja e politikës Vjosa Osmani dhe Albin Kurti krijojnë një model të ri antikorrupsion.

Ngjela: Vjosa Osmani dhe Kurti nuk janë lëvizje politike të të njëjtit krah. Kurti do të jetë shumë i kujdesshëm pasi ajo është brenda konceptit amerikan të politikës, me demokracinë që vjen nga tregu. Por toleranca që bën politika e madhe është ajo që më duhet. Ka një specifikë shumë të madhe pasi është antikorrupsion. Politika amerikane në Kosovë ka ndeshur një pengesë të madhe nga korrupsioni. Me këta të dy unë mendoj që do të kemi një politikë të re. Klasa politike në Tiranë është e përkohshme vetëm nëse zbatohet reforma në drejtësi. Do të ketë një Kushtetutë që nuk do t'i lejojë më në politikë këta. Kush do të shpëtojë nga këta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat