Frikë dhe panik tek banorët, makina përfshihet nga flakët në Fier

Shqipëria

Frikë dhe panik tek banorët, makina përfshihet nga flakët në Fier

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 08:58
Foto

Një automjet ka marrë flakë në orën dy të mëngjesit të kësaj të marte  në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier.

Automjeti tip “Ford Fiesta” ka shpërthyer në flakë duke sjell frikë dhe panik tek banorët e zonës. 

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë shuar flakët, ndërsa janë lajmëruar edhe uniformat blu.

Dyshohet se  shkak për shpërthimin e flakëve në automjetin tip “Ford Fiesta” me targa AA 249 OC ka qenë një defekt në pjesën e motorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat