Vazhdojnë lojërat e fatit, në Përmet arrestohet një 26-vjeçar

Shqipëria

Vazhdojnë lojërat e fatit, në Përmet arrestohet një 26-vjeçar

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 10:13
Ilustrim

Aktiviteti i lojërave të fatit vazhdon ende.

Gjatë kontrollit në ambiente të ndryshme, për të evidentuar dhe goditur ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, policia e Përmetit arrestoi 1 shtetas dhe procedoi penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara".

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin:

F. Q., 26 vjeç, banues në Tiranë;

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

M. Gj., 36 vjeç, banues në Gjirokastër;

A. Ç., 24 vjeç, banues në Këlcyrë;

P. D., 29 vjeç, banues në Përmet;

E. L., 33 vjeç, banues në Përmet.

"Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në shtëpinë e marë me qira nga shtetasi F.Q., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe aksesorë për organizimin e kësaj loje", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat