Rama: Vendimi pozitiv, i rëndësishëm edhe për BE-në

Shqipëria

Rama: Vendimi pozitiv, i rëndësishëm edhe për BE-në

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 17:00
Rama me Zaev në takimin e kryeministrave europianë për negociatat

Në një postim të pak minutave më parë në Facebook, kryeministri Edi Rama shpërndau dy fotografi përkrah kryeministrave të Partive Socialiste Europiane.

Mbi takimin e tij, së bashku me kreun e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zayev, Rama shkruan:

“#PESLeadersMeeting

#KëshilliEuropian Së bashku me Kryeministrin Zaev në takimin e kryeministrave europianë të PSE dhe komisionerëve europianë të familjes sonë politike në BE, ku diskutuam për rëndësinë që ka për Bashkimin Europian, e jo vetëm për Shqipërinë e për Maqedoninë e Veriut, një vendimmarrje pozitive në Këshillin Europian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat