Presidentja e KE-së shuan shpresat për negociatat: Nuk ka shenja pozitive për Tiranën dhe Shkupin

Shqipëria

Presidentja e KE-së shuan shpresat për negociatat: Nuk ka shenja pozitive për Tiranën dhe Shkupin

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 18:03
Ursula von der Leyen

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian (KE) Ursula von der Leyen ka folur në lidhje me negociatat me Tiranën e Shkupin, duke u shprehur se sinjalet janë negative. Samiti i liderëve të BE-së është mbledhur sot në Bruksel, ku temë kryesore diskutimi janë Brexit, negociatat dhe lufta e nisur nga Turqia me kurdët.

Leyen ka deklaruar se nuk ka shenja pozitive për një vendim për hapjen e negociatave gjatë mbledhjes së liderëve të BE-së, duke shuar kësisoj shpresat.

“Fatkeqësisht, nuk ka shenja pozitive për një vendim për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Më vjen shumë keq sepse besoj me vendosmëri se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të ecur më afër standardeve evropiane dhe meritojnë një sinjal pozitiv,” theksoi von der Leyen, lajm të cilin e përcolli media italiane Ansa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat