Debate të forta në Bruksel për negociatat/ Tusk kërkon pushim, shpreson ndërmjetësim me Macron

Shqipëria

Debate të forta në Bruksel për negociatat/ Tusk kërkon pushim, shpreson ndërmjetësim me Macron

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 00:15
Bruksel

Debatet vazhdojnë në Bruksel për vendimin e hapjes ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pas një diskutimi të thelluar midis liderëve në lidhje me aspiratat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë për të hapur negociata me BE-në, mësohet se Presidenti i Këshillit Donald Tusk ka thirrur një pushim duke shpresuar të ndërmjetësojë një marrëveshje që do të kapërcejë kundërshtimin e ashpër të presidentit francez Macron për hapjen e bisedimeve të pranimit me dy vendet e Ballkanit.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, Angela Merkel, Emmanuel Macron dhe disa lider të tjerë aktualisht janë ulur duke hartuar një tekst mbi zgjerimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat