Shehi: Opozita e gatshme për zgjedhje që nesër, me këtë sistem apo një tjetër

Shqipëria

Shehi: Opozita e gatshme për zgjedhje që nesër, me këtë sistem apo një tjetër

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 07:10
Dashamir Shehi

Ndërkombëtarët kanë shtuar thirrjet për dialog për zgjidhjen e krizës politike. I fundit që përsëriti këtë apel ishte kryeministri italian Conte gjatë vizitës në Tiranë.

Teksa Partia Demokratike ka nisur punën për reformën zgjedhore, nga ana tjetër mazhoranca me Komisionin e Posaçëm është në punë e sipër për këtë reformë, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi i ftuar në RTV Ora thotë se opozita është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme që nesër, me këtë sistem apo një tjetër.

Shehi: Reforma zgjedhore nuk është gjë e re. Zgjedhjet e parakohshme janë zgjedhje emergjence për të larguar grupin kriminal të Edi Ramës, 9 reformat që kërkon Bundestagu do të duhet kohë më e gjatë, duhet një faqosje politike për ti bërë.Ne jemi gati të hyjmë në zgjedhje që nesër në mëngjes, me këtë sistem që është dhe me një tjetër që mund të bëhet që sigurisht duhet të jetë më i mirë. Më shumë sesa ndryshim sistemi do ndryshuar grupi që qeveris.Ky do ti lërë 3 miliardë borxh shqiptarëve që do të na duhet 15 vjet që ti paguajmë.Ky është halli i madh që ka Shqipëria, grabitjen dhe vjedhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat