‘Make-up bëjnë vetëm prostitutat’, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Shqipëria

‘Make-up bëjnë vetëm prostitutat’, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali për ushtrim dhune të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka çuditur opinionin italian teksa 40-vjeçari i kërkonte gruas së tij të mos bënte ‘make-up’, pasi ‘atë e bënin vetëm prostitutat’ dhe ajo duhej të mbyllte profilet e saj në Facebook dhe Instagram. Përveç kësaj ai kishte hequr pasqyrat në shtëpi. Shqiptari e dhunonte dhe gjatë kohës që ishte shtatzënë.

Sjellja e tij ndaj bashkëshortes arriti kulmin në momentin kur ajo zbuloi se kishte një lidhje tjetër pas 6 vitesh martesës.

‘’Burri mund ta bëjë këtë. Gruaja, jo, sepse ajo lindi nga brinjët e një burri dhe duhet të nënshtrohet’’, iu shpreh ai.

Më pas, gruaja e denoncoi bashkëshortin e saj në kuesturë dhe karabinierët e ndaluan. Ajo po kurohet në një qendër rehabilitimi në Piaçenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat