Plazh në tetor, Shëngjini mbushet me pushues

Shqipëria

Plazh në tetor, Shëngjini mbushet me pushues

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 14:24
Shëngjini

Është 10 ditëshi i fundit i tetorit, por temperaturat e pazakonta kanë favorizuar të apasionuarit pas detit që të notojnë dhe marrin rreze. Të shumtë janë pushuesit në këtë fundjavë që kanë shfrytëzuar temperaturat e larta për t’u larë në det.

Bregdeti i Shëngjinit është frekuentuar jo vetëm nga vendasit, por edhe nga pushues nga Kosova dhe jo vetëm. Frekuentuesit thonë se janë ditë ideale për t’u futur në det dhe për të marrë rreze dielli.

Më të kënaqur janë prindërit, pasi moti u ka dhënë mundësi fëmijëve për argëtim të shëndetshëm, larg qëndrimit para ekranëve të celularëve dhe internetit dhe pranë natyrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat