Meta në Japoni, merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit

Shqipëria

Meta në Japoni, merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 14:32
Ilir Meta

Me ftesë të Perandorit të Japonisë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta niset sot për në Tokio, për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

Gjatë qëndrimit të tij në Tokio, Presidenti Meta do të pritet në një takim të veçantë nga Kryeministri i Japonisë, Shinzō Abe, si dhe do të ketë takime me disa kryetarë të shteteve të ndryshme, pjesëmarrës në këtë ceremoni.

"Japonia është një partner tepër i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë mirënjohës për solidaritetin, mbështetjen dhe ndihmat bujare teknike e financiare të dhëna ndër vite, që e kanë forcuar edhe më shumë ndjenjën e miqësisë së popullit shqiptar për Japoninë dhe popullin japonez", thuhet në njoftimin e Prsidencës.

Po ashtu Presidenca thotë se hapja e Ambasadave në Tiranë dhe në Tokio, i ka dinamizuar dhe zhvilluar marrëdhëniet si kurrë më parë, duke rritur jo vetëm bashkëpunimin politik e ekonomik, por mbi të gjitha kontaktet e drejtpërdrejta midis dy vendeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat