Grida Duma e bindur: Mos hapja e negociatave meriton protesta

Shqipëria

Grida Duma e bindur: Mos hapja e negociatave meriton protesta

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 17:30
Grida Duma

Ish-deputetja e PD, Grida Duma thotë se mos hapja e negociatave meriton protesta.

E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Duma tha se kjo çështje është duke u diskutuar në forumet e partisë.

Grida Duma: Unë kam folur dje me bindjen që mos hapja e negociatave meriton gjithashtu protesta. Kam folur gjatë protestave që kolona e dytë, alternativa duhet të jetë e fortë dhe e qartë. I kemi treguar njerëzve çfarë nuk shkon dhe e kemi bërë në mënyrë perfekte, i kemi treguar sakrificën, patjetër që duhet ti tregojmë që jemi forca më e mirë dhe gjërat mund ti bëjmë shumë më mirë. Dje unë kam folur që duhet të ketë protesta, të protestojmë për mos hapjen e negociatave sepse kjo është mbi partitë politike. Çdo demokrat duhet të jetë në pararojë të një fushatë që do të vijohet nga strategjitë që duhen ndërtuar për rrëzimin e Ramës. Protesta është një kolonë dhe është e duhura. Është në diskutim dhe ne japim mendimet tona, vijon të jetë në diskutim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat