16 shoqata greke që pretendojnë se përfaqësojnë minoritetin grek në Shqipëri kanë bërë thirrje që të gjithë të mblidhen në Bularat të Gjirokastrës, në përvjetorin e parë të vrasjes së Kostandino Kaçifas.
Kaçifa u vra nga forcat RENEA më 28 tetor 2018, pasi tejet i armatosur hapi zjarr mbi to për më shumë se 30 minuta dhe terrorizoi qytetin e Gjirokastrës për mbi 5 orës. Ai u cilësua si eksremist nga Policia shqiptare, që e ekzekutoi si dhe nga kryeministri i vendit.
Por, shoqatat e minoritetit e të mbështetura nga Babis Karathanos, një politikan i djathtë dhe ish- kandidat i Partisë “Nea Dhimokratia!” i njohur prej vitesh nga komuniteti shqiptar për pikpamjet e tija nacionaliste, po përgatiten të përsërisin një ceremoni përkujtimore që është tentuar të mbahet edhe vitin e kaluar në të 40-at dhe data të tjera të vdekjes së Kaçifas.