Policia arreston 32 vjeçarin e shpallur në kërkim për drogë

Shqipëria

Policia arreston 32 vjeçarin e shpallur në kërkim për drogë

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar, me banim në Pogradec, i cili ishte shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë.

Sipas policisë 32-vjeçari me iniciale E.T ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Pogradecit me 2 vjet 4 muaj dhe 16 ditë burg për akuzën e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë   ndalimin e shtetasit në kërkim:

E.T, 32 vjeç, banues në Pogradec.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 08.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet 4 muaj dhe 16 ditë burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat