Rama-Conte: Do të ngrihet një komision i përhershëm ekonomik, flitet për njohjen e pensioneve

Shqipëria

Rama-Conte: Do të ngrihet një komision i përhershëm ekonomik, flitet për njohjen e pensioneve

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 16:32
Edi Rama dhe Giusepee Conte

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare nnë Romë ku u takua me homologun e tij italian Giuseppe Conte. 

Në drekën e punës që zgjati rreth 2 orë dy kreyministrat diskutuan çështje më të rëndësishme aktuale me dy vendeve.

Në deklaratën për mediat kryeministri Giuseppe Conte informoi se së shpejti do të ngrihet një komision i përhershëm ekonomik dy palësh në ndihmë të sipërmarrjeve italiane që operojnë në Shqipëri. Ajo do të jetë urë kmunikimi mes tyre e administratës shqiptare si dhe për të identifikuar mundësitë e investitorëve italianë në Shqipëri.

Kryeministri Conte informoi gjithashtu se mes dy vedeve është arritur marrëveshja e transferimit të të burgosurve shqiptarë nga Italia në Shqipëri.

Sipas statistikave zyrtare deri më 31 dhejtor të 2018 në burgjet italiane vuajnë dënimin rreth 2568 shqiptarë, të cilët janë të dytët për nga numri pas të burgosurve me kombësi marokene.

Njohja e pensioneve 

Në deklaratën e tij kryeministri Rama i kërkoj kreut të ekzekutivit italian intesifikimin e bisedimeve për njohjen e pesioneve të emigrantëve shqitparë në Itali.

"Kemi nisur të punojmë në këtë drejtim, tha Rama, por duhet të përshpejtojmë bisedimet për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve që këta emigrantë kontribues të sigurimeve shoqëore dhe në Shqipëri t'u njihet kjo e e drejtë për ekonominë e dinjitetin e tyre., por dhe për miqësinë historike që lidhin këto dy vendeve.

Kryeministri italian nga selia e kryeministrisë italiane i kërkoi forcave politike opozitare në Shqipëri të nisin rrugën e dialogut pa parakushte me qeverinë. "Ftoj, tha ai, që opozita të hap këtë rrugë me një shpirt kontruktiv".

Në deklaratën e tij kryeministri Conte ritheksoi gabimin historik që Komisioni Europian bëri në shtyrjen e negociatave të aderimit të Shqipërisë në BE.

"Europa, tha ai ka një përgjegjësi të madhe, në këtë vendim, e nuk mund ta ndërpres këtë rrugë e aq më tepër ta evitoj.."

Italia, tha ai do të jetë në rradhë të parë për të mbështetur hapjen e negociatave me Shqipërinë në çdo samit të këshillit të Europës.

Gjithashtu dy kryeministrat kujtuan rolin e vlefshëm që komuniteti arbëresh e komuniteti i emgirantëve shqitparë në Itali ka luajtur e luan në ekonominë e shoqërinë italiane..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat