Kuvendi debat për Alvin/ Spiropali: Në gusht nisi aksioni në Siri, por situata ndryshoi

Shqipëria

Kuvendi debat për Alvin/ Spiropali: Në gusht nisi aksioni në Siri, por situata ndryshoi

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 15:59
Elisa Spiropali

Kryeministri Edi Rama që mban edhe postin e ministrit të punëve të Jashtme, nuk ishte në interpelancën e kërkuar për rastin e të miturit shqiptarë Alvin Berisha, i mbetur i vetëm në kampin Al-Hol në Siri.

Andi Përmeti deputet i opozitës, kërkues i interpelancës, i mori përgjigjet nga Elisa Spiropali ministre për marrdhëniet me parlamentin e cila tha se “Shqipëria ka nisur menjëherë punën pranë partnerëve për identifikimin e personave me shtetësi shqiptare në zonat e konfliktit që në Prill-Maj 2019”.

“Në fund të muajit Gusht është diskutuar një operacionin të mundshëm riatdhesimi, si edhe janë përcaktuar hapat specifike që do të duheshin marrë nga institucionet shqiptare në terren, nga identifikimi dhe intervistimi, e deri tek shoqërimi, pritja dhe trajtimi pas mbërritjes. Pas propozimit të planit për transferimin nga kampet në struktura të specializuara, për të bërë më pas transportin drejt Shqipërisë, situata në terren në zonën e konfliktit ka ndryshuar si pasojë e zhvillimeve të fundit që kanë sjellë rindezjen e konfliktit, cka ka sjellë në fakt ngrirjen e operacionit. Po rivendosen kontaktet”.

25 minuta sqarime, për operacionin e riatdhesimit të shqiptarëve nga Siria dhënë nga ministria Elisa Spiropali, nuk e kënaqën inicuesin e interpelancës deputetin Përmeti.

“Sollët vetëm sllogane dhe asnjë zgjidhje. Nëse Alvinit i ndodh diçka atëherë puna juaj s’ka asnjë vlerë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat