Aksident fatal, ndërron jetë shqiptari në Greqi

Shqipëria

Aksident fatal, ndërron jetë shqiptari në Greqi

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 19:50
Aksidenti

Ka qene fatal për një shtetas shqiptar aksidenti i ndodhur në aksin që lidh Korinthin me Qiaton në Greqi.

Sipas policisë greke, aksidenti ndodhi në kohën që drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe pasi u përplas me murin, bëri disa bato dhe përfundoi në bregun e detit.

U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë nga llamarinat, trupin e pa jetë të Jani Beqiris, i datëlindjes 1980.

Trupi i tij u dërgua në morgun e korinthit, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen e emigrantit shqiptar, banor i korinthit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat