Grabitet kasaforta e postës në Krujë, arrestohet roja privat - Bota Sot
Grabitet kasaforta e postës në Krujë, arrestohet roja privat

Shqipëria

Grabitet kasaforta e postës në Krujë, arrestohet roja privat

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 21:12
Foto

Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme është vjedhur me thyerje kasaforta e postës së Krujës. Mësohet se autorët kanë marrë një sasi lekësh dhe një sasi valute dhe më pas janë larguar.

Për ngjarjen policia arrestoi shtetasin me iniciale B.P., roja private i postës.

“Pas marrjes dijeni për ngjarjen nuk ka kryer sipas detyrimeve ligjore njoftimin e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, as në momentin kur patrulla e policisë ka kaluar dhe e ka pyetur nëse kishte ndonjë problem tek posta, me pretendimin se është kërcënuar nga autorët”, sqaron policia.

Gjithashtu është shpallur në kërkim për “Shpërdorim detyre” dhe specialisti i sallës së SHPSF-ve, shtetasit S. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos njoftuar Policinë e Shtetit.

Një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë për hetimin e vjedhjeve me dhunë dhe krimeve kundër pasurisë, po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Krujë për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat