Ku shkoi premtimi i Ramës: Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk prishen edhe sikur Enveri të ngjallet

Shqipëria

Ku shkoi premtimi i Ramës: Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk prishen edhe sikur Enveri të ngjallet

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 16:38
Ilustrim

Dy mandate në pushtet kanë ndryshuar tërësisht qëndrimin e kryeministrit Edi Rama përsa i përket banesave të palegalizuara. Në fushatën e vitit 2013 ende pa marrë mandatin e kryeministrit, Rama i ka konsideruar kapitale të ngritura me gjak që nuk do të prishen, por pas 6 vitesh unaza flet qartë për ndryshimin.

“Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”. Premtimi që Edi Rama në 2013 dha në takimet elektorale ku kërkonte votën për mandatin e parë qeverisës sot nuk është I mbajtur. Madje në atë kohë ai kërkoi të respektohet kapitali i ngritur me gjak

“Shtëpitë nuk prishen, puna është se janë kapitale të vdekura se janë investime të bëra me kursime me gjak” deklaronte Rama atëherë.

Por më shumë se një vit më parë nisi epopeja e tenderave të Unazës së Madhe. Fillimisht opozita akuzoi për aferë korruptive. Ndërsa me verifikimin e dokumenteve rezultoi që kompania nuk i kishte dokumentet e rregullta. Në të gjithë procesin nuk u pranua që banorët e palegalizuar të dëmshpërbleheshin. Ndërsa premtimi i vitit 2013 u shndërrua në kërkesën për të dëmshpërblyer vetëm ata që janë me dokumente të rregullta

“Të kesh aplikuar për legalizimi nuk do të thotë të legalizohesh medoemos nëse ngrehina jote bie në shtratin e rrugës” deklaron Rama.  

Madje në aksionin për shembjen nuk mungoi ndërhyrja me dhunë. Nga pamjet duket qartë kur policia me forca të shtuara ndërhyn ende pa lindur diell duke ndaluar banorët e unazës.

Madje edhe tenderi nuk ka ndalur por edhe pse nga mbikalimi u kalua në nënkalim, jo vetëm që nuk ka dëmshpërblim për të gjithë, por dhe kosto sipas ofertës të miratuar nga ministria e transporteve nuk ka ndryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat