KLP shpall sot listën për Kryeprokurorin e ri

Shqipëria

KLP shpall sot listën për Kryeprokurorin e ri

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 09:14
Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shpallë sot pikëzimin e tri kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Një ditë më parë Këshilli intervistoi në seanca të ndara tre kandidatët, Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.

Tri kandidatët paraqiten platformat e tyre dhe më pas iu përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të KLP për çështje të ndryshme për menaxhimin e punës në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ata u pyetën edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë.

Pas kësaj faze në mbledhjen e orës 11, KLP ka njoftuar se do të bëjë renditjen e kandidateve. Më pas lista do ti dërgohet për votim Kuvendit.

Në rast se asnjë kandidat nuk merr 84 vota, atëherë automatikisht Prokuror i Përgjithshëm do të zgjidhet ai që është renditur i pari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat