Punime skandaloze në rrugën "Hoxha Tahsin" - Bota Sot
Punime skandaloze në rrugën "Hoxha Tahsin"

Shqipëria

Punime skandaloze në rrugën "Hoxha Tahsin"

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 18:32
Foto

Janë dhënë 93 mln lekë për rikonstruksionin e Rrugës “Hoxha Tahsin" dhe "Xhanfize Keko”, por nuk dihet se kur do të përfundojnë punimet në këtë segment të rëndësishëm për Tiranën.

Punimet po realizohen nga kompania, por në tabelën e informacioneve nuk ka një afat konkret të nisjes dhe përfundimit të punimeve.

Përgjatë rrugës përtej punimeve janë edhe mjetet e kompanisë që qëndrojnë të fikura duke shkaktuar më shumë trafik.

Ndërkohë cilësia e punimeve duket se nuk është në standartet e duhura. Me një vëzhgim të lehtë vërehet se shtresa e asfaltit është vetëm 3.5 centimetër, teksa rregullat parashikojnë që të jetë jo më pak se 5 centimetër.

Ky është një nga akset me qarkullim më të lartë në Tiranë, çka me një shtresë të tillë asfalti mund të sjellë dëmtimin në një kohë më të shkurtër.

Qytetarët që qarkullojnë në këtë segment shprehen se u bë disa muaj që vijojnë punimet, ndërsa ankohen për trafikun dhe gjendjen e rrugës.

Ora News do të vijojë të ndjekË edhe më tej punimet duke kërkuar respektimin e standardeve për t'iu shërbyer qytetarëve.

Teksa është bashkia e Tiranës që duhet të kontrollojë cilësinë dhe zbatimin e rregullave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat