Shpërthen Ceka: Ambasadori Bochardt "katundar" të iki nga Shqipëria! - Bota Sot
Shpërthen Ceka: Ambasadori Bochardt "katundar" të iki nga Shqipëria!

Shqipëria

Shpërthen Ceka: Ambasadori Bochardt "katundar" të iki nga Shqipëria!

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 22:56
Neritan Ceka

 

Politikani, Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora shpërtheu ndaj ambasadorit të OSBE-së Bernd Bochardt duke e quajtur katundar.

Ai shprehet se ambasadori duhej të ishte larguar nga Shqipëria që pas gjestit të tij ndaj protestuesve të Astirit.

Ceka: Ky pretendonte që do bënte shtet dhe ja ku e kemi rezultatin e tij. Në 6 vjet që po sundon, shtet nuk kemi. Kemi një parlament qesharak, turpi i shqiptarëve, kemi marrëdhënie kombëtare që në përulin vazhdimisht. Kemi ambasadorë legena dhe bën mirë ai që e largon këtë… atë katundarin, të iki sa më parë nga Shqipëria(Borchard). Ai duhej larguar që atë ditë, duhej shpallur person nongrata. Këto janë gjëra që më prekin 30 vjet pasi kam luftuar për një vend që duhej bërë si të gjithë vendet e tjera të Evropës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat