Hajdari: Reforma Zgjedhore duhet, nëse është e nevojshme e bëjmë dhe me referendum - Bota Sot
Hajdari: Reforma Zgjedhore duhet, nëse është e nevojshme e bëjmë dhe me referendum

Shqipëria

Hajdari: Reforma Zgjedhore duhet, nëse është e nevojshme e bëjmë dhe me referendum

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 14:39
Rudina Hajdari

Pas përfaqësueit të PD, Ivi Kaso, ka folur deputetja Rudina Hajdari për tryezën e OSBE për reformën zgjedhore.

Hajdari u shpreh e kënaqur që opozita jo-parlamentare mori pjesë në këtë tryezë, ku ndër të tjera tha se:

“Nuk është i drejtë financimi 100% i partive politike. Financimi 100% i partive politike mbetet për t’u diskutuar. Jemi në një moment historik, Reforma Zgjedhore duhet realizuar. Nëse është e nevojshme e bëjmë dhe me referendum realizimin e kësaj reforme. Ndryshimi i sistemit zgjedhor do na jepte hapësira për ndryshime të tjera“.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat