“Të pres fytin, të thyej dhëmbët!” Gruaja rumune tregon dhunën që pësonte nga burri shqiptar

Shqipëria

“Të pres fytin, të thyej dhëmbët!” Gruaja rumune tregon dhunën që pësonte nga burri shqiptar

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 20:01
Ilustrim

Një 42-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga ditën e sotme pasi akuzohet për dhunë dhe kanosje ndaj bashkëshortes së tij rumune.

Ka qenë vetë 40-vjeçarja ajo që ka marrë iniciativën të denoncojë në polici, partnerin e saj shqiptar. Rumunja tashmë është marrë në mbrojtje nga shoqata “Donne e Giustizia” dhe përpara policiëve italianë ka rrëfyer të gjithë tmerrin që ka përjetuar prej vitesh.

Mediat italiane shkruajnë se 40-vjeçarja ka treguar se shqiptari e pëerndiqte dhe vuante nga një xheloi e sëmurë. Ndër të tjera ajo ka deklaruar se ai i ka thënë konkretisht se nëse e shikonte me një mashkull tjetër do ta vriste dhe do t’i priste fytin.

“Nëse nuk kthehesh me mua do të vras dhe djali do të përfundojë në mes të 4 rrugëve. Nuk e ke kuptuar që të pres fytin? Nëse të shoh me dikë tjetër të vras,”- mësohet të ketë deklaruar rumunja se i ka thënë shqiptari.

Ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje është fakti se e gjithë dhuna është ushtruar prej pesë vitesh në sytë e djalit të tyre të mitur.

Madje, i arrestuari e kërcënuar rumunen që të mos lajmërojë policinë.

“Të thyej dhëmbët, të hedh nga dritarja. Nëse thërret policinë të vras ty, gjykatësin dhe policët,”- mësohet t’i ketë thënë ai më tej.

40-vjeçarja ka rrëfyer më tej edhe faktin që bashkëshorti i saj e kishte përdhunuar ndërkohë që djali i tyre, akoma një foshnjë flinte në dhomën ngjitur.

“Më detyroi të kryenim marrëdhënie seksuale, ndërsa djali ynë, i cili ishte akoma një foshnje, flinte te dhoma ngjitur. U binda që të mos zgjoja djalin,”- mësohet të jetë shprehur ajo.

Tashmë shqiptari është në pranga dhe autoritetet e Anconas kanë marrë gjithçka përsipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat