Alvin Berisha, vogëlushi që preku zemrat e shqiptarëve dhe jo vetëm, është bërë pjesë edhe e botës virtuale të Instagramit.
Babai i tij duket se i ka hapur vogëlushit një faqe në Instagram me emrin e të dyve.
Në këto foto shihet jeta e re e djalit që pak javë më parë u shpëtua nga kampi i ferrit në Siri, ku e ëma e kishte rrëmbyer gjashtë vite më parë nga gjiri i familjes pasi ishte indoktrinuar nga luftëtarë të shtetit islamik ISIS.